Bora e ka mbuluar këtë komunë të Kosovës

Kosova

Bora e ka mbuluar këtë komunë të Kosovës

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 11:27
Dragash

Temperaturat e ulëta gjatë mbrëmjes së djeshme janë shoqëruar edhe me borë në disa vende të Kosovës.

Megjithëse në kryeqytet bora nuk ishte e qëndrueshme, duke bërë që gjatë ditës së sotme të shkrihet, ka ende vende në Kosovë në të cilat bora ka mbuluar çdo gjë.

Mëngjesi i sotëm ka gjetur komunën e Dragashit të mbuluar me borë.

Këtë mund ta shihni edhe në këto pamje.

Ndryshe, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat pritet të ndryshojnë nga dita e nesërme.

“Nga dita e martë e tutje do të ketë ngritje në fushat termike dhe barike, duke bërë që merkuri në termometër të shënoj vlera deri në 12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja (të hënën dhe pjesën e parë të ditës së martë)dhe nga jugperëndimi , shpejtësia e së cilës do të arrijë deri 9m/s”, ka njoftuar IHMK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat