262 votat që përcaktojnë fatin e Latifit dhe Vehapit

Kosova

262 votat që përcaktojnë fatin e Latifit dhe Vehapit

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 16:04
Idriz Vehapi- Smajl Latifi

Në Rahovec i pari doli Smajl Latifi i AAK-së me 10 mijë e 483 vota, por dallimi në vota me Idriz Vehapin e PDK-së është vetëm 286 vota.

Në këtë komunë janë pa numëruar edhe 262 vota me kusht prandaj nuk dihet ende qartë fituesi i zgjedhjeve në Rahovec.

Latifi i AAK-së ka marr fituar 10 mijë e 483 vota ndërsa Vehapi i PDK-së që deri më tani ka udhëhequr me komunën e Rahovecit ka marr 10 mijë e 197 vota.

Në këtë rezultat nuk përfshihen votat me kusht, ato me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat