Rritet kënaqësia e qytetarëve me performancën e institucioneve të Kosovës

Kosova

Rritet kënaqësia e qytetarëve me performancën e institucioneve të Kosovës

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 06:07
Arkiv

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojë sot raportin e Pulsit Publik XIII.

Ky raport shpalos përceptimet e kosovarëve rreth drejtimit kryesor politik dhe zhvillimeve tjera në Kosovë.

Ky Puls Publik është sondazh i opinionit i cili ka anketuar 1,305 qytetarë të Kosovës mbi moshën 18 vjeç. Anketa është kryer gjatë muajit shtator dhe në fillim të tetorit 2017.

Rezultatet e fundit të anketës tregojnë një rritje të kënaqësisë me performancën e institucioneve të Kosovës: rreth 36% e kosovarëve u shprehën të kënaqur me institucionet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore së bashku (krahasuar me 21% në tetor të vitit 2016).

Në ngjarje do të prezantohen edhe tregues të tjerë të perceptimit të qytetarëve rreth aspekteve kyçe të jetës së tyre të përditshme.

Ky aktivitet i projektit financohet nga USAID.

Lisa Magno, Zëvëndës Drejtoreshë e Misionit të USAID në Kosovë dhe Alessandra Roccasalvo, Zëvëndës Përfaqësuese e Përhershme e UNDP do të marrin pjesë në lansimin e Pulsit Publik XIII.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat