Dhurojnë gjak punëtorët e AKP-së

Kosova

Dhurojnë gjak punëtorët e AKP-së

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 13:00
Punëtorët e AKP-së duke dhuruar gjak

Punëtorët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot kanë dhuruar gjak. Dhurimi i gjakut nga punëtorët e AKP-së organizohet cdo vit dhe sivjet interesimi i atyre që dëshirojnë të dhurojnë gjak është më i madh.

Drejtori i AKP-së  Ekrem Hajdari tha se për dallim nga viti i kaluar, këtë vit ka më  tepër të interesuar për dhurim të gjakut dhe duke e parë këtë interesim, Hajdari mendon që një aktivitet i tillë të organizohet dy herë në vit.

Hajdari tha se është dhurues i rregullt i gjakut dhe hera e dytë sa është drejtor në AKP.

Hajdari: Këtë vit ka më tepër të interesuar për dhurim të gjakut

“Është hera e dytë që në formë të organizuar ne si AKP dhurojmë gjak. Vitin e kaluar ka qenë një numër gogja i madh është përgjigj ftesës Sivjet e shoh që ka edhe më tepër kolegë,  të cilët janë të interesuar që të dhurojnë gjak. Ne po diskutonim që ndoshta do të ishte mirë që këtë aktivitet ta organizojmë dy herë në vit,  pra çdo gjashtë muaj  meqenëse ka mjaft të interesuar. Për mua është hera e 10 apo e 11 saktësisht që jap gjak, por që jam në AKP është hera e dytë dhe ndihem shumë mire edhe fizikisht edhe emocionalisht kur e di që me një dhurim të tillë mund të shpëtosh një jetë", tha Hajdari.

Edhe Muharrem Arifi thotë së tash e disa vjet organizohen misione të tilla në këtë agjenci dhe se ndihet mire pas përfundimit të këtij misioni duke e ditur rendësinë që ka dhurimi i gjakut.

Arifi: ndihem mire kur bëjë mirë

“Ndihem mirë kur unë bëj mirë. Tani thuajse e kemi bërë traditë në Agjencinë Kosovare të  Privatizimit thuajse çdo vit organizojmë veprime të tilla,  stafi është i gatshëm për vullnetarizëm për dhurim të gjakut, kështu që e organizojmë çdo vit”, tha Arifi.

Edhe Labinot Lekaj që punon si auditor i brendshëm në AKP tha se tha se dhurimi i gjakut dhe shpëtimi i një jete është një akt human për të cilin shqiptarët shquhen si popull humanist.

Lekaj: Të dhurosh gjak dhe të shpëtosh jete është akt human

“Të dhurosh gjak dhe të shpëtosh jete është një akt human,  të cilin akt secili prej nesh duhet ta ketë. Humanizmi i ka karakterizuar shqiptarët si popuj me shekuj qysh nga Skënderbeu, Nëna Tereza e tutje, andaj unë jam shumë krenar që jam dhurues i rregullt i gjakut. Është hera e tretë që ne institucionalisht dhurojmë gjak dhe është një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë”, tha Lekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat