Ligji për Prishtinën të mërkurën në Kuvend

Kosova

Ligji për Prishtinën të mërkurën në Kuvend

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 14:01
ilustrim

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën plenare të mërkurën ku pritet të shqyrtohet Projektligji për kryeqytetin, Ligji për Presidentin, si dhe ai për lirinë fetare.

Më poshtë rendi i ditës së kësaj seance:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmjetësim,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Standardizim,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për infrastrukturën kritike,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Noterinë,
Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016,
Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,
Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave,
Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat