Zyra e Kosovës në Portin e Durrësit hapet shpejt

Kosova

Zyra e Kosovës në Portin e Durrësit hapet shpejt

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 18:57
Porti i Durresit

Në mbledhjen e katërt të përbashkët të Shqipërisë dhe të Kosovës që po mbahet në Korçë, ku u nënshkruan 12 marrëveshje mes qeverive, kryeministri Edi Rama njoftoi se së shpejti do të hapet zyra operacionale kosovare në portin e Durrësit.

Përgjatë festës së 28 nëntorit, dy kryeministrat shqiptarë kanë bërë bashkë kabinetet e tyre, në të cilën u pajtuan dhe nënshkruan marrëveshje.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Rama tha se së shpejti pritet që në portin e Durrësit të hapet zyra operacionale e Kosovës në portin e Durrësit.

Më tej ai siguroi se qëllim i përbashkët është heqja e barrierave dhe e kostove doganore.

“Po punohet për hapje të tjera të linjave doganore mes dy vendeve. Pavarësisht kësaj, kemi ende punë për të bërë për të reduktuar kohën që qytetarët të ulin kohen që kalojnë në kufi”, ka thënë ndër tjerash kryeministri Rama.

“Do të vijojmë punën për hapjen e zyrës operacionale në Portin e Durrësit. Hapja e kësaj zyre do të lehtësojë dukshëm bashkëpunimn mes dy vendeve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat