Veseli: FSK e gatshme t’u dalë në ndihmë qytetarëve në zonat e përmbytura

Kosova

Veseli: FSK e gatshme t’u dalë në ndihmë qytetarëve në zonat e përmbytura

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 21:38
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur i shqetësuar me gjendjen e rëndë nga vërshimet në Shqipëri, ku ka thënë se institucionet e Kosovës dhe FSK-ja janë të gatshme t’u dalin në ndihmë zonave të prekura nga përmbytjet.

“I shqetësuar me gjendjen e rëndë në Shqipëri, pas vërshimeve që kanë përfshirë pjesë të mëdha të territorit atje. Institucionet e Kosovës, përfshirë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në zonat e përmbytura nga moti i keq. Mendjet dhe zemrat tona janë me ta, shpresoj që kjo gjendje e krijuar nga reshjet të tejkalohet sa më parë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat