Kaq euro kompenzoheni nëse rrini një ditë në burg pa arsye

Kosova

Kaq euro kompenzoheni nëse rrini një ditë në burg pa arsye

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Praktikat e gjyqësorit kosovar, ku nisin hetimet, ngrihet aktakuzë, dënohet personi në shkallë të parë, dëmtohet imazhi i individit dhe në fund del i pafajshëm, këshilli për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut e sheh me shqetësim.

Ky këshill thotë se praktikat e tilla nuk duhet të përsëriten, ngase shpagimi financiar nuk e paguan dëmin moral, familjar dhe shoqëror.

Arian Janova, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit. Ky organ i lartë i drejtësisë, hedhi poshtë vendimin që kishte marrë Gjykata Themelore e Prishtinës që bëri përgjegjës Arianin dhe disa persona tjetër për vepra që në fakt, dolën se nuk ishin të kryera nga ana a tyre.

Ariani, e priste këtë vendim të Apelit, duke e ditur se akuzat për të ishin të pavërteta.

Për sa vite sa u përball me procesin gjyqësorë, Ariani humbi një vend pune, nuk arriti t`i vazhdojë studimet për doktoraturë, por dëmi më i madh që iu bë është ai  moral.
Këtë praktikë të gjyqësorit kosovarë, ku nisin hetimet, ngritët aktakuzë, dënohet personi në shkallë të parë, dëmtohet imazhi i individit dhe në fund del i pafajshëm, e sheh me shqetësime dhe Këshilli për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut. 

Behxhet Shala, KMDLNJ Shala thotë se praktikat e tilla nuk duhet të përsëriten ngase shpagimi financiar nuk e paguan dëmin moral, familjar dhe shoqërorë. Ndërkohë, prokuroria në një përgjigje dhënë RTK-së, ka thënë se personat e dënuar, të cilët në fund shpallen të pafajshëm është e rregulluar me ligj, shkruan rtk.

Lidhur me kompensimin e demit për personat e dënuar ose arrestuar pa arsye për një ditë qëndrimi në paraburgim, ose arrest shtëpiak, sipas udhëzimit administrativ të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës Nr.04/2015, është  6 € (gjashtë euro).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat