Temperatura nën zero dhe borë, moti për javën e ardhshme

Kosova

Temperatura nën zero dhe borë, moti për javën e ardhshme

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 14:13
Ilustrim

Mot i ftohtë dhe me borë sidomos nesër dhe pasnesër do të mbretërojë në Kosovë gjatë javës.

Kështu të paktën ka bërë të ditur Instuti Hidrometeorologjik i Kosovës në një komunikatë.

“Gjatë kësaj periudhe të parashikimit vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit  me presion të lartë atmosferik .Në këto kushte do të mbajë mot relativisht i ftohtë dhe  me kushte për reshje të dobëta bore, kryesisht në dy ditët e para të javës. Më tej parashihet të ketë intervale me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -5 deri-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes  dhe juglindjes me shpejtësi deri 8m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat