Moti gjatë pesë ditëve, i ftohtë dhe me kushte për reshje bore

Kosova

Moti gjatë pesë ditëve, i ftohtë dhe me kushte për reshje bore

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 14:25
ilustrim

?Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të lartë atmosferik.

Sipas Institutit, në këto kushte do të mbajë mot relativisht i ftohtë dhe me kushte për reshje të dobëta bore, kryesisht në dy ditët e para të javës.

“Më tej parashihet të ketë intervale me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -5 deri-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi deri 8m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat