Pas reshjeve të borës, në Prishtinë ka filluar edhe rritja e kolonave nëpër rrugë.
Është pikërisht pjesa në dalje të rrethit që lidh Prishtinën me Fushë-Kosovën, saktësisht në afërsi të lagjeve Dardani dhe Lakrishte, ku kolona është tejet e madhe.
Në një fotografi të siguruar nga Indeksonline bëhet e qartë që po u nise nga kjo rrugë do të mbetesh në pritje për shumë minuta.
Duhet përkujtuar që tashmë Policia ka porositur të gjithë qytetarët që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore për makina dhe të kenë kujdes gjatë vozitjeve.