Ramiz Lladrovci feston me Daut Haradinajn pas vendimit për ndërtimin e stadiumit në Drenas

Kosova

Ramiz Lladrovci feston me Daut Haradinajn pas vendimit për ndërtimin e stadiumit në Drenas

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 13:56
Ramiz Lladrovci feston me Daut Haradinajn

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për ndërtimin e stadiumit Kombëtar në Drenas.

Thotë se këtë lajm të gëzueshëm, e ka nadarë me Daut Haradinajn.

Postimi i plotë:

Vendimi i sotëm i Qeverisë për stadiumin, është lajm i mirë për Drenasin, Drenicën dhe krejt Kosovën. Stadiumi nacional i paralajmëruar nga Z. Kadri Veseli nga viti i kaluar se do të bëhet në Drenas, tashmë mori rrugën e mbarë.

Faleminderit të gjithë kontribuuesve, në veçanti Kryeministrit Haradinaj dhe Kabinetin qeveritar, të cilët mirëpritën dhe miratuan propozimin e ministrit Kujtim Gashi që Stadiumi nacional të ndërtohet në Drenas.

Këtë gëzim timin personal por edhe të krejt Drenicës, sot e ndava me Daut Haradinajn, në kujtim të të gjithë atyre që me jetë e veprën e vet, i kontribuuan lirisë tonë, ndërsa sot, angazhimit institucional për sundimin e ligjit dhe përparimin e Kosovës.

Faleminderit dhe gëzuar qytetarë të Drenasit, Drenicës dhe krejt Kosovës, Stadiumi nacional!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat