Berisha kërkoi anëtarësimin e plotë të Kosovës në “Kartën e Adriatikut-A5” - Bota Sot
Berisha kërkoi anëtarësimin e plotë të Kosovës në “Kartën e Adriatikut-A5”

Kosova

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Berisha kërkoi anëtarësimin e plotë të Kosovës në “Kartën e Adriatikut-A5”

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 15:25
Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, gjatë punimeve të Konferencës “SHBA-Karta e Adriatikut-A5”

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, gjatë punimeve të Konferencës “SHBA-Karta e Adriatikut-A5”, që po mbahet në Ohër të Republikës së Maqedonisë, u paraqit me një ekspoze për zhvillimet aktuale në FSK dhe planet për të ardhmen e MFSK/FSK-së, si dhe zhvilloi takime bilaterale me ministrat e mbrojtjes të Malit të Zi, Maqedonisë, Bullgarisë dhe Republikës së Kroacisë.

Me këtë rast, ministri Berisha para ministrave të Mbrojtjes të vendeve pjesëmarrëse në Konferencë, foli për zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së, pjesëmarrjen e njësive dhe pjesëtarëve të saj në shkollime, trajnime, ushtrime ndërkombëtare dhe për rezultatet e arritura si ato kolektive dhe individuale, etj.

Gjithashtu, ministri Berisha theksoi rëndësinë që ka për FSK-në dhe Kosovën partneriteti me Gardën Kombëtare të Shtetit Ajova të SHBA-ve, marrëdhëniet bilaterale me shumë prej shteteve të NATO-s dhe rajonit, si shkëmbimet dhe ndërveprimet e vazhdueshme me partnerët strategjik dhe shumë shtete tjera.

Berisha në fjalën e tij, gjithashtu u fokusua edhe tek çështja e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura. Ai, ndër të tjera tha: ,,Qasja jonë si Ministri, por edhe e Qeverisë së Republikës së Kosovës është që pjesë e procesit të transformimit të FSK-së të jenë edhe komunitetet jo-shumicë që jetojnë në Kosovë, e në veçanti komuniteti serb, pasi kjo e lehtëson procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe gjithashtu e përshpejton atë’’.

Në fund të fjalës së tij, ministri Berisha, theksoi kërkesën e Republikës së Kosovës për anëtarësim me të drejta të plota në kuadër të iniciativës ,SHBA-Karta e Adriatikut-A5, si dhe në iniciativa të tjera rajonale dhe me gjerë të fushës së sigurisë dhe të mbrojtjes.

“Po punojmë drejt përfshirjes në të gjitha iniciativat rajonale; duke përfshirë këtu edhe anëtarësimin e plotë në iniciativën e Kartës së Adriatikut-A5, anëtarësimin në RACVIAC, bashkëpunimin e zgjeruar me NATO-n, e deri në anëtarësimin e plotë në strukturat Euro Atlantike, që është edhe synim strategjik i Republikës së Kosovës’’ tha ministri Berisha, në konferencën ,,SHBA-Karta e Adriatikut-A5” që u mbajt në Ohër të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test