Uran Ismaili tregon hapat se si duhet të këndellet shëndetësia në Kosovë

Kosova

Uran Ismaili tregon hapat se si duhet të këndellet shëndetësia në Kosovë

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 21:05
Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili,  ka deklaruar se prioritet i tij mbetet që qytetari që të jetë me të gjitha shërbimet dhe që pacientët të mos presin me muaj për një tretman.

” Ilaçin do ta gjejmë. Jemi në fazën e diagnostifikimt. Ilaçi nënkupton se ne duhet të vëmë një menaxhim më të mirë, ta krijojmë një buxhet të qëndrueshëm për shëndetësi, një furnizim më të qëndrueshëm me barna, dhe një përgjegjësi më të madhe…”, ka deklaruar Ismaili në emisionin “Përballje”.

Ai ka thënë se e ka ditur se çfarë ministrie ka marrë për të drejtuar dhe se po punon për të përmirësuar gjendjen në shëndetësinë e Kosovës.

Ismaili ka folur edhe për vdekjet e dyshimta që kanë ndodhur në QKUK nga bombolat e gazit.

“Ka qenë një realitet shumë i hidhur me të cilin jam përballur qysh në ditët e para…  Vdekjet të cilat kanë ndodhur janë në dorën e Prokurorisë. Ministria i ka bërë të gjitha ato që i ka pasur nën kompetencë. Inspektoratet tanë kanë qenë ata që e kanë gjetur shkaktarin se prej nga kanë ardhur këto vdekje… nuk kam ndonjë njoftim të ri nga Prokuroria sa i përket kësaj”, ka deklaruar Ismaili.

Sipas tij, përgjegjësit duhet gjetur zinxhirin që e ka krijuar këtë problem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat