Nesër nis gjykimi për vrasjen e Aulon Zekës - Bota Sot
Nesër nis gjykimi për vrasjen e Aulon Zekës

Kosova

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Nesër nis gjykimi për vrasjen e Aulon Zekës

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 15:51
Aulon Zeka

Dy të miturit G.H dhe R.G, të dyshuar për vrasjen e  16 vjeçarit Aulon Zeka, do të paraqiten nesër para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për tu përballur me akuzat për vrasje.

Gjykimi sipas burimeve të mediave do të nis të mërkurën nga ora 9:00, dhe do të jetë i mbyllur për media.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Prishtinës, Departamenti për të Mitur i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka propozuar dënim me burgim për dy të mitur, si të dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës.

Ndryshe, 16 vjeçari Aulon Zeka është gjetur i vdekur në mëngjesin e  15 shtatorit  rreth orës 11:00, në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë.  I ndjeri ishte qëlluar me katër plumba në trup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test