Gjykata e Apelit dhe UNDP lansojnë Buletinin për Praktika Gjyqësore - Bota Sot
Gjykata e Apelit dhe UNDP lansojnë Buletinin për Praktika Gjyqësore

Kosova

E martë, 12 dhjetor 2017

Gjykata e Apelit dhe UNDP lansojnë Buletinin për Praktika Gjyqësore

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 07:06
Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), sot do të lansojnë Buletinin e tretë për Praktika Gjyqësore të mërkuren.

Buletini, që përmban udhëzime specifike, përfshirë praktikat kjartësuese, do të shërbejë si mjet për të përafruar praktikat gjyqësore që do të ndikojë në ngritjen e efikasitetit të gjykatave dhe prokurorive.

Nikoqir i ngjarjes do të jenë kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala me këshillin redaktues të Buletinit. Në ngjarje do të merr pjesë kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, kryetari i Gjykatës Supreme Enver Peci dhe përfaqësues tjerë të institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

Ky aktivitet është pjesë e projektit të UNDP-së Përkrahje Fuqizimit të Sundimit të Ligjit në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test