Suedia ndihmon FKGK-në me 10 milionë euro - Bota Sot
Suedia ndihmon FKGK-në me 10 milionë euro

Kosova

E premte, 15 dhjetor 2017

Suedia ndihmon FKGK-në me 10 milionë euro

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 11:21
Andres Wollter

Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive dhe Qeveria e Suedisë kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi, që është rigarantim i portofolios në vlerë prej 10 milionë euro.

Kjo marrëveshje u cilësua e një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe NMV-të në Kosovë. Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, tha se ndjehet i lumtur që Ambasada e Suedisë po mbështet Fondin Kosovar për Garanci Kreditore në vlerë prej 10 milionë euro. Ai tha se ky fond mundëson krijimin e tregjeve të reja.

 "Mundësitë për punësim në Kosovë janë për ekonominë kjo është ajo që e bën fondin më të rëndësishëm sepse mundëson huadhënien. Sa më shumë kredi ka në dispozicion aq më shumë ka mundësi për ata që tradicionalisht nuk kanë mundësi. Sot, me 10 milionë euro nga SIDA, 7 milionë nga nga këf do të kemi shuëm më shumë ndërmarrje të reja", tha ai.

Andres Wollter nga Ambasada Suedeze tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është vazhdimësi e mbështetjes së mëparshme që Suedia ka dhënë dhe jep për Kosovën. Sistemin ekonomik të Kosovës, Ëollter e quajti të shëndoshë, mirëpo theksoi se ka një hendek të financimit të NMV-ve, të cilin synojnë ta zvogëlojnë me rritjen e investimeve në këto ndërmarrje.

"Sot jemi krenar që më në fund të lansojmë instrumentin kosovaro-suedez për garancion. Ne do të rigarantojmë portofilon për garanci të kredive e me bashkëpunim të Suedisë. Sistemi kosovar është i shëndoshë dhe likuid, mirëpo kemi një hendek të financimit për ndërmarrje të vogla të mesme. Më shumë biznese është me rëndësi për një ekonomi siç është Kosova", tha ai.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani tha se Fondi Kosovar për Garanci është instrument i rëndësishëm për nxitjen e investimeve dhe të punësimit. Ai theksoi se si Ministri e Tregtisë do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre ndaj këtij fondi.

 "Ne jemi duke shqyrtuar që ta zgjerojmë fondin. Jemi duke bërë një analizë që të ndihmojmë bizneset", theksoi ai.

 Ndërsa, drejtori menaxhues i FKGK-së, Besnik Berisha, tha se promovimi i një ambienti të biznesit konsiderohet kruciale për zhvillimin ekonomik.

“Fondi Kosovar për Garanci kreditore portofilios . Siguron garanci për të gjitha kreditë e reja të lëshuara deri në 10 milionë euro. Kjo do të thotë besim për ne, ndërsa në aspektin operacional shpërndarje e rrezikut të kredisë", u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test