MPB fton qytetarët për raportim në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2017”

Kosova

MPB fton qytetarët për raportim në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2017”

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës ka ftuar qytetarët për raportim në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2017”, e cila synon sensibilizimin e publikut dhe aktorëve në luftën kundër korrupsionit.

MPB përmes mekanizmit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, fton të gjithë qytetarët që përmes qendrës së thirrjeve pa pagesë të thërrasin në numrin 080050095 sms 50095 dhe e-mail adresa: [email protected] për raportim të rasteve të dyshimta, aktiviteteve kontrabanduese dhe dukurive korruptive.

MPB po ashtu fton të gjithë qytetarët të lajmërojnë për çdo vërejtje që kanë në punën e autoriteteve kufitare për kontrollin e kufirit; çdo lloj aktiviteti joligjor që ndodhë në  brendi të territorit të Kosovës apo edhe informata për planifikimin e aktiviteteve joligjore në vende tjera e që parashikohen të barten në Kosovë.

Në kuadër të kësaj jave MPB përmes QKMK-së, inkurajon të gjithë qytetarët që të rrisin nivelin e bashkëpunimit duke u garantuar besueshmërinë e informatës dhe ruajtjen e informacionit. Të gjitha materialet, incizimet, bisedat etj., QKMK i trajton në përputhje me Ligjin Nr. 03/ L-172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat