Persona me uniformë të Policisë ia plaçkitin 650 euro në shtëpi zyrtarit të Komunës së Drenasit

Kosova

Persona me uniformë të Policisë ia plaçkitin 650 euro në shtëpi zyrtarit të Komunës së Drenasit

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 16:17
Ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të së martës (rreth orës 02:00), tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve, kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Sankoc të Drenasit. Të njëjtit janë paraqitur kinse janë Policia Speciale dhe me forcë kanë grabitur portofolin e viktimës-mashkull, në të cilin kishte 650 euro dhe dokumentet personale.

Media mëson se personi që është grabitur nën kërcënimin e armës është një nga zyrtarët në komunën e Drenasit, bëhet fjalë për M.R.

Rastin e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës, e cila tha se përveç grabitjes nuk është raportuar për të lënduar dhe se Policia po merret me rastin.

“GRABITJE Fsh. Sankoc, Gllogoc me datën 05.12.2017 rreth orës 02:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se tre persona të maskuar kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe nën kërcënim të armëve i kanë grabitur portofolin në të cilin kishte 650€ dhe dokumentet personale. Nuk raportohet për të lënduar, njësitë policore janë duke hetuar rastin”, tha Ahmeti.

Express ka kontaktuar edhe me M.R., por ky i fundit tha se nuk dëshiron të prononcohet pasi, siç tha ai, i ka thënë të gjitha në Polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat