Gashi në Hungari, kërkon konkretizimin e marrëveshjes për ndërtimin e stadiumit kombëtar

Kosova

Gashi në Hungari, kërkon konkretizimin e marrëveshjes për ndërtimin e stadiumit kombëtar

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 14:08
Pamje nga vizita e Gashit në Hungari

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Budapest të Hungarisë, ku po zhvillon takime të shumta me përfaqësues të shtetit Hungarez.

Sipas komunikatës për media nga zyra për informim e MKRS0së,  Gashi ka ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë në fushën e kulturës, rinisë takuar Sekretarin e shtetit për Administratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë, Csaba Balogh, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe sportit dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy shteteve. Një nga temat kryesore të bisedimit ka qenë zbatimi I projekteve konkrete, siç është ai i ndërtimit të Stadiumit Kombëtar të Kosovës, ku të dy janë pajtuar për të shikuar mundësinë e mbështetjes financiare të Kosovës për këtë projekt, përmes kredisë së butë që mund ta jap Hungaria.

Gashi është takuar edhe me Komisionarin Ministror të Qeverisë hungareze Istvan Joo, me të cilin kanë diskutuar për mundësitë konkrete të mbështetjes financiare të projektit për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës, përmes kredisë së butë që Hungaria mund ta ofrojë për Republikës së Kosovës.

Csaba Balogh dhe Istvan Joo kanë rikonfirmuar vullnetin e shtetit hungarez për të realizuar edhe projekte të tjera jo vetëm ne fushën sportive por edhe në ato të kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Ministri Gashi dhe MKRS-ja do mbetën të përkushtuar që në pjesën e parë të vitit të ardhshëm të fillojnë proceduarat për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar, si njërin ndër projektet kapitale më të rëndësishme në fushën e sportit.

Gjatë ditës së sotme Gashi do të vizitojë edhe Stadiumin Kombëtar “Groupama Arena” në Budapest, me c’rast do të shoh nga afër përvojat e shtetit hungarez në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e stadiumeve nacionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat