Reshje të borës? Ja si do të jetë moti gjatë fundjavës

Kosova

Reshje të borës? Ja si do të jetë moti gjatë fundjavës

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Ditëve të fundit mbi rajon kanë filluar të shtrihen fusha të presionit të lartë, që do të vazhdojnë të jenë të pranishme edhe ditëve në vijim, deri të premten, derisa nga Mesdheu masa më të ngrohta ajrore do të sjellin mot më të butë gjatë ditës dhe kthjellime, mirëpo në mëngjes do të ketë ngrica.

Në fundjavë një turbullirë nga Atlantiku, me masa të ftohta ajrore nga Arktiku, do të depërtojë deri mbi rajonin tonë, ku do të sjellë mot me vransira, e gjatë ditës së shtunë, pasdite dhe në mbrëmje do të ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa ditën e diel, kohëpaskohe rebeshe të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje, me minimalet që do të luhaten nga -4C deri në +1C, e maksimalet nga 7C deri në 9C. Të dielen maksimalet do të pësojnë rënie deri në +2C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat