Lansohet projekti për përmirësimin e mjedisit afarist për komunat e Kosovës

Kosova

Lansohet projekti për përmirësimin e mjedisit afarist për komunat e Kosovës

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 11:59
“Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë - MCI”.

(E plotësuar) - Indeksi Komunal i Konkurreshmërisë është shkop matës që tregon të arriturat në përmirësimin e shërbimeve dhe mjedisit afarist në nivelin e qeverisjes lokale.

Kështu u tha me rastin e lansimit të projektit “Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë- MCI”, nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Instituti Riinvest.

Drejtori i Institutit Riinvest, Alban Hashani tha se do të nxisë konkurrencë në mes komunave për të bërë më shumë në përmirësimin e mjedisit biznesor  në nivelin lokal.

Ai po ashtu tha se hartimi i Indeksit të Konkurrueshmërisë së Kosovës do të ndikojë në përmirësim të  informimit lidhur me aspekte të rëndësishme të ambientit biznesor.

Hashani: Hartimi i indeksit do të ndikojë në përmirësimin e informimit për mjedisin biznesor

“Indeksi i konkurrushmërisë të komunave do të ankorohet në nivelet më të rëndësishme të politikëbërjes së informuar në Kosovë. Hartimi i Indeksit të Konkurrueshmërisë së Kosovës besojmë fuqishëm se do të ndikojnë në përmirësimin fillimisht të informimit lidhur me aspekte të rëndësishme të mjedisit biznesor, nëpër komuna i njëjti gjithashtu do të paraqesë një burim të rëndësishëm të të dhënave për të dizajnuar politikat publike për faktin se Indeksi i Konkurrueshmërisë së Kosovës përfshinë të gjitha komunat e Kosovës ai do të mundësojë që në mënyrë krahasimtare të analizojë mjedisin biznesor nëpër komuna, si dhe të nxisë konkurrencës ndërmjet për të bërë shumë më shumë për aspekte të ndryshme të mjedisit biznesor dhe përmirësimin e tyre”, tha ai.

Sipas Hashanit, Indeksi i Komunal i Konkurrueshmërisë përfshinë 8 indikatorë të rëndësishëm siç janë: barrierat për hyrje në biznes, transparenca dhe informimi, pjesëmarrja dhe parashikueshmëria e politikave publike, shpenzimet kohore që kanë bizneset për të marrë shërbime prej administratës komunale etj.

Hashani tha se do të tentojnë që të nivelin e Kosovës të përmirësojnë Indeksin e Konkurrueshmërisë së komunave përmes ngritjes së një komiteti jo formal që do të përfshijë palë të rëndësishme siç është Administrata Tatimore e Kosovës.

Ai po ashtu tha se rritja e informimit dhe konkurrencës nëpër komuna, e cila promovohet përmes Indeksit Komunal të Konkurrueshmërisë,  është mjet i rëndësishëm për luftimin e korrupsionit dhe promovimit të qeverisjes së mirë.

Drejtori i USAID-it në Kosovë, James Hope tha se Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë ka të bëjë me ndërtimin e transparencës dhe qeverisje së mirë në të gjitha komunat e Kosovës.

Hope këtë indeks të konkurrueshmërisë e ka konsideruar si një shkop matës i cili tregon të arriturat në përmirësimin e mjedisit afarist.

Përfshirjen e të gjitha komunave në Indeksin Komunal të Konkurrueshmërisë, Hope e ka konsideruar si një vegël të vlefshme në këmbimin e praktikave më të mira për të gjetur zgjidhje për sfidat që ballafaqohen komunat.

Hope: Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë shkop matës

“Indeksi i konkurreshmërisë është ai shkopi matës i cili tregon përparimin e arritur në përmirësimin e shërbimeve dhe në përmirësimin e mjedisit afarist. Dhe një gjë tjetër me rëndësi është sepse i përfshinë që të gjitha 38 komunat e Kosovës dhe e përfshinë në vete fjalën konkurrueshmëri për shkak se nxit një garë në konkurrencë në mes të gjitha komunave të cilat garojnë mes vete për tu ranguar më mirë, kjo mund të jetë një vegël e vlefshme për komunat për t’i këmbyer në mes vete praktikat më të mirë dhe ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat e ndryshme me të cilat ballafaqohen komunat”, tha ai.

Ai po ashtu ka rekomanduar që Indeksin e  Konkurrueshmërisë ta shfrytëzojnë komunat për të arritur suksese, sikurse që Kosova arriti suksese që të rangohet 20 vende më lartë për të bërit biznes.

Indeksi i Konkurrueshmërisë do të dizajnohet për të gjitha komunat e Kosovës në të cilën janë përfshirë 3100 ndërmarrje dhe grupe të fokusit për të marrë disa indikatorë cilësorë që janë vështirë të arritshme përmes anketës. 

***

USAID dhe Instituti Riinvest kanë lansuar sot projektin “Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë - MCI”.

Drejtori i Institutit Riinvest, Alban Hashani tha lansimi i indeksit të konkurrueshmërisë do të ndikojë në përmirësimin e informimit për bizneset në Kosovë dhe do të mundësojë që në mënyrë krahasimtare të analizoj mjedisin e biznesit në komunat e Kosovës kështu duke nxitur konkurrueshmëri në komuna.

"Lansimi i fillimit të punës së indeksit janë mjet i rëndësishëm i luftimit të korrupsionit dhe përmirësimin e qeverisjes dhe krijimin e një mjedisi më miqësor afarist.", tha ai.

 Drejtori i USAID-it James Hope tha se indeksi i konkurrueshmërisë ka të bëjë me qeverisje të mirë në të gjitha komunat dhe është dëshmuar si mjet efektiv.

Hope tha po ashtu se indeksi komunal i konkurrueshmwrisw është shkop matës që tregon përmirësimin e mjedisit afarist dhe një gjë tjetër me rëndësi është se i përfshin 38 komuna të Kosovës dhe vet fjala konkurrueshmëri nxit një garë në mes të gjitha komunat.

Indeksin komunal të konkurrueshmërisë, Hope e konsideroi si n një vegël të vlefshëm  për t’i këmbyer praktikat më të mira dhe ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat qs ballafaqohen komunat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat