Përurohet objekti i ShFMU “Mustafë Ibishi” në fshatin Kramovik

Kosova

Përurohet objekti i ShFMU “Mustafë Ibishi” në fshatin Kramovik

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 13:35
Përurohet objekti i ShFMU “Mustafë Ibishi”

Në fshatin Kramovik të Komunës së Rahovecit është përuruar sot objekti i ri i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Mustafë Ibishi”, investim nga buxheti komunal.

Në përurimin e objekti të shkollës kanë marrë pjesë Idriz Vehapi, kryetar në largim i Komunës së Rahovecit, mësimdhënës, nxënës dhe banor të fshatit Kramovik-Mrasor.

Në fjalën tij të mbajtur në ceremoninë e përurimit të objekti të shkollës, Idriz Vehapi, është shprehur se zhvillimi i një shoqërie rrënjët i ka në arsim cilësor. Vehapi gjithashtu tha se qeverisja komunale ka bërë të pamundurën që të punojë edhe në fushën e arsimit me qëllim ofrimin e kushteve më të mira për mësimdhënësit dhe nxënësit në gjithë territorin e Komunës.

Drejtori i ShFMU “Mustafë Ibishi”, Ramiz Berisha ka thënë se me rregullimin e objekti të ri të shkollës, janë ofruar kushte më të mira.

Ndërtimi i objekti të ri të shkollës, buxhetit të Komunës së Rahovecit i ka kushtuar 569 mijë e 859.20 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat