Reshje të mëdha bore në rajon, a do të preket edhe Kosova nga ky mot?

Kosova

Reshje të mëdha bore në rajon, a do të preket edhe Kosova nga ky mot?

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 17:18
Ilustrim

Pothuajse e gjithë pjesa kontinentale e Kroacisë ka qenë e mbuluar nga bora në këtë mëngjes, raportojnë mediat kroate.

Në disa zona malore në Kroaci niveli i borës ka arritur në 14 centimetra, kurse në Zagreb është tri centimetra.Kurse në bregdet ka pasur valë të forta.

Kushtet e udhëtimit në pjesët e Kroaicsë qendore janë vështirësuar edhe më shumë, e për këtë policia ka bërë thirrje që qytetarët të kenë mjetet dimërore.

Kurse në Kosovë të paktën për fundjavë nuk është paralajmëruar se do të ketë reshje bore përveç në zonat malore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi dje se gjatë vikendit do të ketë mot të vranët. Mot me borë dhe me erëra të forta ka pasur edhe në Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat