Armend Rexhepi zgjedhet Kryetar i FJALËS në Viti

Kosova

Armend Rexhepi zgjedhet Kryetar i FJALËS në Viti

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 20:09
Armend Rexhepi

FJALA sot me 09.12.2017 mbajti Kuvendin e parë zgjedhor në degën e Vitisë, ku zgjodhi Kryetarin e saj dhe Kryesinë të përbërë nga 13 anëtarë.
Në këtë Kuvend delegatët e pranishëm votuan Dr.Armend Rexhepin për Kryetar të FJALËS – Dega në Viti.

Kryetari i sapo zgjedhur Dr.Armend Rexhepi i cili është mjekë i përgjithshëm fillimisht falenderoj Zotin e madhëruar pastaj delegatët për mbështetjen që ja dhanë që ai sot të behët Kryetar i FJALËS në Viti. 

Ai tutje tha se sëbashku do sjellim një frymë të re në Viti sepse kjo ka munguar në qytetin tonë pasi kanë munguar partitë e mirëfillta konzervartore. Ai u zotua së me këtë kryesi të votuar nga delegatët e pranishëm dhe së bashku me kryetarin e FJALËS Dr.Gëzim Kelmendin do punojnë që Kosova të lirohet njëherë e përgjithmon nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Në fund kryetari i FJALËS Dr.Gëzim Kelmendi në fjalimin e tij para delegatëve uroj zgjedhjen e Kryetarit Dr.Armend Rexhepi dhe kryesinë e re të FJALËS në Viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat