Iu dha lamtumira e fundit kryesuesit të Kuvendit Komunal të Obiliqit, Adem Preniqi

Kosova

Iu dha lamtumira e fundit kryesuesit të Kuvendit Komunal të Obiliqit, Adem Preniqi

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 18:15
Pamje nga homazhet

Familjarë, miq, asambleistë, kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, me ekzekutivin, shoqatat e dala nga lufta si dhe qytetarë të shumtë, i kanë dhënë lamtumirën e fundit kryesuesit të Kuvendit Komunal të Obiliqit, Adem Preniqi, i cili u nda sot nga jeta në moshën 56-vjeçare.

Ceremonia komemorative filloi në sallën e Kuvendit Komunal, në ora 13:30.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në fjalimin e tij emocional, tha se kryesuesi Adem Preniqi do t’i mungojë shumë Komunës së Obiliqit.

“Ai ishte aktivist i pandalur për ndërtimin e vendit dhe të komunës. Adem Preniqi ishte profesor, ku nga ai kanë dalë shumë gjenerata. Së fundi, ai ishte inxhinier në KEK dhe kryesues i Kuvendit Komunal, ku për katër vite, ishte shembull për punën që ka bërë në Komunën e Obiliqit”, tha kryetari Gashi.

Pas fjalimeve, u bënë edhe homazhe në komunë para arkivolit me trupin e të ndjerit. Ndërsa nga ora 15:00, u mbajt ceremonia e varrimit në Varrezat e Qytetit të Obiliqit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat