Thaçi: Kosova ka Kushtetutën më moderne në Evropën Juglindore

Kosova

Thaçi: Kosova ka Kushtetutën më moderne në Evropën Juglindore

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 20:35
Hashim Thaçi

Sot, Kosova ka Kushtetutën më moderne në Evropën Juglindore, e cila mbështet të drejtat e të gjitha komuniteteve, pavarësisht etnisë, gjinisë apo religjionit.

Kështu ka deklaruar presidenti i vendit Hashim Thaçi në një postim në Facebook, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Thaçi shkruan se pikërisht mbi këto vlera, me shumë mund dhe sakrificë, një dekadë më parë, shpallëm Kosovën të pavarur dhe sovrane.

“Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kujtojmë përpjekjet e popullit tonë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut”, shkruan Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat