Brnabiq thotë se Serbia ishte pranë falimentimit, ka disa fjalë edhe për Kosovën

Kosova

Brnabiq thotë se Serbia ishte pranë falimentimit, ka disa fjalë edhe për Kosovën

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 09:07
Ana Brnabiq

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka thënë se është shumë krenare për faktin se Serbia është midis kandidatëve që kanë më shumë gjasa të hyjnë në BE.

Brnabiq ka thënë se Serbia dëshiron të jetë një anëtare që kontribuon në Bashkimin Evropian.

Sipas saj, Serbia duhet të bëjë ende reforma drastike, sepse ishin përpara falimentimit.

“Banka Botërore na ka kërkuar diçka për të bërë. Është për t’u habitur që Qeveria që prej asaj kohe është rizgjedhur. Njerëzit kuptuan se reformat ishin të nevojshme. Nga ana tjetër, ne kemi ofruar më shumë vende pune në sektorin privat. Disa ndërmarrje shtetërore u privatizuan dhe falë reformave, për herë të parë pas 12 vitesh, kemi një suficit buxhetor. Kemi reduktua borxhin e qeverisë dhe papunësinë e kemi përgjysmuar”, ka thënë Brnabiq.

Ndër të tjerash ajo ka folur edhe për Kosovën, ku ka thënë se qeveria e saj ka sjellë disa vendime politike të guximshme dhe jo popullore.

“Ne kemi nënshkruar dhe pothuajse kemi zbatuar plotësisht marrëveshjen e Brukselit me Kosovën, në krahasim me atë që Prishtina as që ka filluar”, ka shtuar Brnabiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat