Djali i Hamëz Jasharit betohet me plis në kokë, ja çfarë iu kërkon qytetarëve të Skënderajt

Kosova

Djali i Hamëz Jasharit betohet me plis në kokë, ja çfarë iu kërkon qytetarëve të Skënderajt

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 10:52
Bekim Jashari pas dhënies së betimit

(E plotësuar) - Me të marrë detyrën e kryetarit të Skenderajt Bekim Jashari ka thënë se tashmë po fillon epoka e re e qeverisjes mbi bazën e parimeve për llogaridhënie dhe transparencë.

Djali i heroit të kombit Hamëz Jashari që për katër vjet do të udhëheq me Skenderajn, tha se emri i tij i mesëm Hamëz dhe mbiemri Jashari janë më të rëndësishëm se çdo epitet apo pozitë tjetër.

Ai ka premtuar se gjatë qeverisjes së tij nuk do të lejojë të shkelet ligji dhe as barazia para ligjit.

Jashari: Do të jeni krenar ashtu siç jemi krenar me anëtarët e familjes tonë

“Skenderaj i dha shumë Kosovës në shtetformim, po ashtu edhe në shtetndërtim, këtë barrë na e ngarkon historia e bartën me përgjegjësi të lartë besa edhe me krenari, kjo Drenicë që sot po ashtu me krenari ndërton jetën e re. Ka nevojë për më shumë cilësi të jetës së qytetarëve ne këtë do ta arrijmë së bashku duke qenë gjithëpërfshirës, të vëmendshëm me përgjegjësi duke zbatuar prioritete në shërbim të qytetarëve. Motër dhe ju familjarë të mijë, nuk do lejoj që në qeverisjen time të shkelet ligji as barazia para ligjit, nuk do merrni ankesa nga qeverisja ime. Besoni do të jeni krenar ashtu siç jemi krenar me anëtarët e familjes tonë. Për mua ishte, është dhe do të jetë deri në frymën e fundit emri im i mesëm më i rëndësishmi që është Hamëz, po ashtu edhe mbiemri Jashari se çdo epitet apo pozitë tjetër”, tha kryetari i Skenderajt.

Jashari iu drejtua motrës së tij Besartës, e cila ishte prezente gjatë betimit të tij, duke i thënë se shpreson që të kuptohet nga të gjithë se çfarë barre të rëndë ka mbi supe, por që ai tha se duke besuar në Zot dhe para ligjit do ta ketë më lehtë.

Jashari: Duke besuar në Zot dhe në atdhe sinqerisht më vjen më lehtë

“Sot, e dashur motër, po filloj një jetë dhe përvojë të re me sfidat e veta, sfida këto që më sprovojnë, por edhe më forcojnë për mua ngjashëm si ajo e të parëve tanë që sakrifikuan me vetëdije të plotë për çlirimin e këtij vendi që ne sot të marrim frymë lirshëm. Po të drejtohem ty motër po nga këtu shpresoj që do të më kuptojnë që të gjithë ata që shohin dhe dëgjojnë se njëmend nuk e kam të lehtë se këtë e them nga shpirti që e di se çfarë barre të rëndë kam mbi supe. E kam të rëndë, por duke u përbetuar e zotuar para Zotit dhe para ligjit do më vijnë më lehtë. Duke besuar në Zot dhe në atdhe sinqerisht më vjen më lehtë, sepse kush më mirë sot këtu nuk ia di hallin fëmijëve, mësimdhënësve, pacientëve, personelit shëndetësor, të papunëve, komunitetit të bizneseve, bujqve, rinisë sportistëve e artistëve të cilët me 22 tetor më dhanë një mundësi për të ndryshuar realitetin ku ne sot jetojmë”, tha Jashari.

Ai nga qytetarët e Skenderajt kërkoi që t’i japin një dorë për të bërë realitet këtë ndryshim.

Jashari tha se jo rastësisht gjatë fushatës nuk ka premtuar asgjë përveç qeverisjes me duar të pastra, transparencë dhe llogaridhënie, pasi sipas tij ky lloj i qeverisjes do të garantoj më shumë investime në bujqësi, infrastrukturë, arsim, shëndetësi, sport dhe kulturë.

Bekim Jashari ka arritur të fitojë qysh në raundin e parë, ku ka marrë 13 mijë e 982 vota apo 85.52 përqind.

Seanca po vazhdon  sepse Kuvendi Komunal ende nuk ka arritur ta zgjedhë kryesuesin e Kuvendit.

***

Bekim Jashari edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e kryetarit të Skënderajt. Djali i heroit të kombit Hamëz Jashari për katër vjet do ta udhëheq këtë komunë të Drenicës, e cila që nga paslufta është drejtuar nga partia Demokratike e Kosovës.

Pas dhënies së betimit kryetarit Jashari iu dhurua plisi i bardhë, simbol tradicional kombëtar.

Në ceremoninë e betimit prezent ishte edhe motra e tij Besarta Jashari e vetmja e mbijetuar gjatë betejës së 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998 ku ranë heroikisht Adem dhe Hamëz Jashari dhe 20 anëtarë të kësaj familje legjendare.

***

Pas betimit të tij kryetari i Skenderajt Belim Jashari tha para asamblistëve se sot është një fillim i epokës së re qeverisëse për Skenderajn mbi bazën e transparencës dhe llogaridhënies. Ai u shpreh se si sot i kujtohet inicimi i peticionit nga qytetarët që kërkonin nga ai të kandidonte për kryetar.

Jashari duke iu drejtuar motrës së tij Besartës, tha se sot po fillon një sfidë po si ajo e të parëve të tyre që u flijuan vetëdijshëm për lirinë e Kosovës.

Kreu i Skenderajt kërkoi nga qytetarët që t’i japin një dorë që ta bëjnë realitet ndryshimin.

Ai shtoi se jo rastësisht në fushatë nuk ka premtuar asgjë përveç transparencës e llogaridhënies.

Sepse sipas tij kjo do të sjellë më shumë investime në arsim, shëndetësi, sport e në të gjitha fushat.

Me këtë rast është bërë edhe pranim-dorëzimi i detyrës nga ish kryetari Sami Lushtaku, te kryetari i ri, Bekim Jashari.

Image
Bekim Jashari

***

Bekim Jashari, ka kryer betimin e tij para qytetarëve të Skënderajt, si  kryetar i kësaj komune.

Në fjalimin e tij si i pari i Komunës së Skënderajt, Jashari i falënderoi qytetarët për besimin e dhënë ndërsa është zotuar se bashkë me ta do të veprojnë me shumë sukses sikurse vepruan të parët e tyre.

”Nuk do te lejoj qe ne qeverisjen time te shkelet ligji”.

”Do të jeni krenar ashtu siç jeni krenar me familjen time”.

”Zotohem se do te jem shembull në rendin e Jasharajve”.

”Do të bëjmë më të mirën e mundshme. Gjithë energjitë e mija do të drejtohen në mirëqenien e qytetarëve tanë”, është shprehur Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat