Pesë të arrestuar përfundojnë në burgun e Dubravës

Kosova

Pesë të arrestuar përfundojnë në burgun e Dubravës

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 10:47
Burgu i Dubravës

Gjatë ditës së djeshme në Obiliqn në bazë të tri urdhëresave të lëshuara nga gjykata, policia ka arrestuar tre meshkuj dhe të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Po ashtu në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, njofton raporti i Policisë.

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, në Prishtinë është arrestuar edhe një mashkull tjetër dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat