VV në Vushtrri merr një vendim për Aida Dërgutin

Kosova

VV në Vushtrri merr një vendim për Aida Dërgutin

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 12:47
Aida Dërguti

Vetëvendosje, dega në Vushtrri ende nuk ka marrë ndonjë vendim në lidhje me kryetaren e degës Aida Dërguti, e cila e ka fyer liderin e saj Albin Kurti me një fjalor banal në një komunikim në Viber.

Besim Muzaqi, anëtar i Këshillit të Qendrës dega në Vushtrri konfirmoi se tashmë është iniciuar një peticion me nënshkrime ku shumica e anëtarëve të degës kërkojnë që Dërguti mos t’i përfaqësojë më si kryetare.

 “Nesër do të mblidhet Këshilli i Qendrës së VV-së këtu në Vushtrri për të marr një vendim. Por megjithatë shumica e anëtarëve të VV-së janë që kryetarja Aida Dërguti mos t’i përfaqësojë”, tha Muzaqi.

 Ndryshe Kryesia e VV-së do të mblidhet sot për të vendosur në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në këtë organizatë.

Pas arrestimit të liderit  Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi sepse nuk kanë respektuar arrestin shtëpiak, në një komunikim me Viber deputetja Aida Dërguti kishte fyer Kurtin duke e quajtur atë m…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat