U shënua 10 dhjetori Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut

Kosova

U shënua 10 dhjetori Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 14:22
Fitim Rama

Më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nxori dhe shpalli Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, andaj në respektim të kësaj ditë, udhëheqësi i Njësisë për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Mitrovicës, Fitim Rama, ka organizuar një varg aktivitetesh dhe vizitash.

Kështu, Rama ka thënë se Komuna e Mitrovicës ka arritur rezultate te kënaqshme në respektimin e të drejtave të  njeriut.

Me këtë rast z.Rama ka takuar anëtar nga Asambleja e fëmijëve të Mitrovicës si dhe ka vizituar disa OJQ, ku me drejtuesit dhe anëtarësinë e tyre, ka biseduar për gjendjen aktuale në këtë fushë si dhe për problemet e sfidat në këtë drejtim.

Asambleja komunale e fëmijëve dhe përfaqësuesit e OJQ-ve, kanë lavdëruar punën dhe aktivitetet që ka zhvillua njësiti për të drejtat e njeriut, si dhe mundësitë që aktivitetet e tilla të avancojnë akoma.

Ndërsa udhëheqësi Rama është shprehur “Komuna gjatë dy viteve të fundit ka mbështetur mjaft mirë shoqatat dhe asociacionet që veprojnë për promovimin dhe evokimin e të drejtave të njeriut, edhe pse mundësit buxhetore i kemi të kufizuara, por besoj se në të ardhmen kjo mbështetje do të jetë edhe më e fuqishme”, ka thënë Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat