Pal Lekaj priti një delegacion nga Hungaria, shyrtohen mundësitë e bashkëpunimit

Kosova

Pal Lekaj priti një delegacion nga Hungaria, shyrtohen mundësitë e bashkëpunimit

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 16:47
Pamje nga takimi

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, me bashkëpunëtorë ka pritur sot në një takim delegacionin hungarez të kryesuar nga Istvan Joo, Komisioner Ministror i ngarkuar për kredi dhe ndihmë, Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, shkëlqesinë e tij Laszlo Markusz,  Atilla Galmabos, President i Sektorit për Ballkanin Perendimor në Odën Ekonomike Hungareze dhe Tamas Gergely, Atashe për Tregti dhe Shkëmbime Tregtare në Ambasadën e Hungarisë në Kosovë.

Në këtë takim u bisedua për mundësitë e shumta të bashkëpunimit në të ardhmen mes dy vendeve, si dhe për mundësitë e financimit të projekteve me anë të kredive të buta nga ana e shtetit të Hungarisë.

Ministri Lekaj i ka falenderuar myafirët dhe ka garantuar se ai dhe ministria që drejton janë të interesuar për bashkëpunim me Hungarinë në projekte të ndryshme infrastrukturore.

“Më lejoni që t’ju falenderoj për vizitën tuaj. Dua t’ju informoj se ne tashmë vetëm jemi në përmbyllje të 100 ditëshit të qeverisjes, kurse a i përket bashkëpunimit, ne jemi falenderues ndaj shtetit të Hungarisë për bashkëpunimin e deritashëm dhe e ofrojmë bashkëpunimin tonë të plotë edhe në vazhdim. Njëherit dua ta falenderoj edhe shkëlqësinë e tij Ambasadorin Laszlo Markusz i cili çdo herë ka qenë në komunikim të drejtëpërdrejtë me ne.  Ne do të përgatisim një draft dokument së bashku me Kryeministrin Haradinaj dhe Ministrin e Financave dhe me anë të tij do të shohim se cilat janë mundësitë e bashkëpunimit edhe financiar, por edhe në projekte të ndryshme që janë të rëndësishme për vendin dhe qytetarët tanë”, ka thënë ministri Lekaj.

Ndërkaq Istvan Joo në cilësinë e kryesuesit të këtij delegacioni ka falenderuar ministrin për pritjen duke e njoftuar atë për mundësitë e bashkëpunit që shteti i Hungarisë ofron për shtetin e Kosovës.

“Besoj që projektet do të jenë të dobishme për vendin tuaj dhe ne jemi të interesuar në një sër projektesh që kanë të bëjnë me mundësitë e dhënjes së krediave të buta për shtetin mik të Kosovës, ndërsa për projektet konkrete ne jemi të përkushtuar që ti implementojmë ato sipas afateve të parapara”, ka thënë Istvan Joo.

Ministri Lekaj ka premtuar se ai dhe Ministria e Infrastrukturës do të jenë partner serioz dhe të fuqishëm të projekteve në të cilat, shteti i Kosovës dhe qytetari janë përfituesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat