Lladrovci uron Bekim Jasharin: Suksese faqebardhë

Kosova

Lladrovci uron Bekim Jasharin: Suksese faqebardhë

Nga: Bota sot Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 22:02
Bekim Jashari

Sot është betuar kryetari i ri i Skënderajt, Bekim Jashari. Gjatë betimit të tij i pranishëm ka qenë edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai ka publikuar një foto të Bekim Jasharit në llogarinë e tij në Facebook, përmes së cilës ka thënë se është i lumtur dhe krenar për të, përcjell Bota sot.

“Suksese Bekim Hamzë Jashari, dalsh faqebardhë!” ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot, gjatë solemnitetit të betimit të kryetarit të ri të Skënderajit, Bekim Jasharit, isha i lumtur dhe krenar. I lumtur për shumë arsye, edhe krenar për shumë arsye.

Lavdia e Familjes Jashari, është e gjithëkohëshme, andaj, Bekim Jasharit i takon sfida por edhe përgjegjësia ta dëshmojë se detyrat atdhetare në liri janë gati po aq të vështira sa sfidat tona të djeshme.

Suksese Bekim Hamzë Jashari, dalsh faqebardhë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat