Ndërtimi shtrenjtohet mesatarisht për 2.3%

Kosova

Ndërtimi shtrenjtohet mesatarisht për 2.3%

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Kostoja e ndërtimi në vend ka shënuar rritje në tremujorin e tretë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Ndërtimit (IKN)“ për tre muajt korrik-shtator të këtij viti.

Sipas ASK-së, çmimet e ndërtimit u rritën për 0.6 për qind më shumë në tremujorin e tretë krahasuar me atë paraprak.

“Indeksi i Tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) në tremujorin e tretë 2017 u ngrit për 0.6%, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Ngritjet më të mëdha ishin te kategoritë: materiale (1.1%), ku ngritja u vërejt me shumë të nënkategoritë: materialet hidro-sanitare (5.2%) dhe materialet  ndërtimore (0.9%)“, shpjegohet në komunikatën e Agjencisë së Statistikave

Më të lira në këtë periudhë ishin makineritë për -2.8 për qind, energjia -2.3 për qind dhe kostot tjera -0.1 për qind.

Kostoja e ndërtimit u rrit me një mesatare pre 2.3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

“Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e tretë 2017 me tremujorin e tretë 2016, Indeksi i Kostos së Ndërtimit kishte ngritje në një mesatare prej 2.3%. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt të kategoritë: transport (16.7%); materialet (2.7%) dhe kostot e tjera (1.7%)”, tregon komunikata.

Më lirë kushtuan sivjet se vjet në tremujorin e tretë makineritë për -2.1 për qind dhe energjia prej -0.5 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat