Kapen mbi 1000 plumba për kallashnikov

Kosova

Kapen mbi 1000 plumba për kallashnikov

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 15:45
Ilustrim

Dogana e Kosovës gjatë kontrollit të një kamioni i cili vinte nga Shqipëria kanë gjetur sasi të plumbave në kabinën e vozitësit.

Sot gjatë një kontrolli të detajuar të kabinës së një maune në hyrje në pikë kalimin doganor të Vërmicës, ekipet e Antikontrabandës rreth orës 13:30 kane zbuluar dhe konfiskuar 1040 cope fishek te kalibrit 7.62 mm për armë të gjatë AK47 si dhe është bërë arrestimi i personit.

Sasia – 1040 plumba të kalibrit 7,62 mm

Pas përpilimit të procesit mbi ndalim-konfiskimin e municionit rasti është dorëzuar tek policia për vazhdim të mëtutjeshëm te hetimeve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat