Dardan Molliqaj: Albin Kurti me akuzoi se jam shndërruar në mikroborgjez

Kosova

Dardan Molliqaj: Albin Kurti me akuzoi se jam shndërruar në mikroborgjez

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 21:37
Dardan Molliqaj

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka folur për herë të parë për përçarjen e partisë së tij, e cila u ekspozua kur në media u zbulua fyerja që anëtarja e Kryesisë, Aida Dërguti, bëri në adresë të udhëheqësit shpirtëror të VV’së, Albin Kurti, duke e quajtur “mut”.

Molliqaj, i cili u bë një ndër protagonistët kryesorë të ditëve të fundit në vend, kur u mësua se ai udhëheq një grupim brenda Vetëvendosjes që kundërshton pikëpamjet e Kurtit dhe kthimin e tij në krye të partisë, pjesë e të cilit është edhe Dërguti e disa të tjerë, ka treguar versionin e tij të zhvillimeve në parti në muajt e fundit.

Ai ka thënë në “Zona e Debatit” ka treguar se si Albin Kurti ka akuzuar se është  shndërruar në mikroborgjez.

“Ta them po ashtu,  se me kanë thënë se Dardani është bërë mikroborgjez. Këtë ma tha vet Albini”, ka thënë Molliqaj.

“Unë për këtë kam kërkuar edhe sqarimi, pse unë qenkam bërë mikroborgjez”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat