Pakënaqësi me punën e kryetarit të OVL të UÇK-së të Vitisë, dorëhiqen 6 anëtarë të kryesisë

Kosova

Pakënaqësi me punën e kryetarit të OVL të UÇK-së të Vitisë, dorëhiqen 6 anëtarë të kryesisë

Nga: Aziz Zuka Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 16:07
Viti

Në shenjë paknaqësie me punën e kryetarit të kësaj Shoqatës së OVL të UÇK-së dega në Viti, Avdyl Bajramit, nënkryetari i kësaj Shoqate Sabedin Ilazi dhe 5 anëtarë të Kryesisë së degës së OVL-së UÇK-së në Viti, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre të deritanishme në këtë shoqatë.

Në mesin e të dorhequrve është edhe nënkryetari i kësaj shoqate Sabedin Ilazi, i cili ka dhënë dorëheqje nga detyra e nënkryetarit të kryesisë. Që të gjithë këta të dorhequr kaanë njoftuar opinionin përmes një deklaratë me shkrim që këta të fundit i kanë dërguar mjeteve të informimi, ku kanë bërë të ditura arsyet e dorëheqjes duke thënë se janë të pakënaqur me udhëheqjen e kryetarit të degës së OVL të UÇK-së në Viti, Abdyl Bajrami. Në këtë deklaratë që është nënshkruaar nga 6 anatarët e kryesisë, Sabedin Ilazi, Rexhep Ajeti, Metush Sahiti, Selver Haxhiu, Xhemil Sadiku dhe Zymri Ismajli, veq tjerash ata kanë shkruar:

“Avdyl Bajrami, si kryetar i OVL të UCK-së në Viti, ka përçarë veteranët, veturën e organizatës e ka shfrytëzuar për interesat e personale, dhe pa i dhënë llogari kryesisë, mos llogaridhënia për të hyrat dhe të dalurat e mjeteve financiare në shoqatë, mos mbajta e mbledhjeve të kryesisë sëdegës, për të shqyrtuar problemet dhe interesat e veteranëve dhe organizatës për 15 muaj me radhë në kryesi e as në këshillin e përgjithshëm”, thuhet në deklaratën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat