Fundjava me shi dhe borë

Kosova

Fundjava me shi dhe borë

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Gjatë dy ditëve të ardhshme moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale të shtunën do të lëvizin nga 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin për media të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Të dielën vendi ynë do të ndikohet nga masat e ftohta të ajrit me origjinë nga veriu të cilat do të karakterizojnë një mot të vranët dhe me reshje shiu e bore”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat