Haradinaj: LDK i la fëmijët e Rugovës pa asgjë

Kosova

Haradinaj: LDK i la fëmijët e Rugovës pa asgjë

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 18:21
AAK, Istog

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbyllur fushatën zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen në Istog këtë të diele. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se janë bërë bashkë të gjithë, pasi është një zor i madh në këtë komunë.

Sipas tij, zori është se nëse vazhdohet me këtë qeverisje, atëherë Istogu do të bie teposhtë. Ndërsa, me ardhjen e Gani Dreshajt në krye të Istogut, ky qytet do të nisë ngjalljen e tij.

Harainaj foli për Dreshajn, duke thënë se ai vet e ka lutur atë që të kandidojë për të parin e Istogun, sepse duan ta ngrisin këtë komunë.

Haradinaj: LDK i la fëmijët e Rugovës pa asgjë

“Ne e kemi një zor ta ndërrojmë qeverinë që e harxhon Istogun, ata duke qenë në zor të rrinë edhe ndonjë ditë, kuptohet, qesin për goje, gjithçka thonë. Tash t’iu them të drejtën nuk ia du të keqen askujt mbi këtë dhe, por po ashtu nuk kam qejf për pak njerëz me marrë në qaf këtë popull, pra për pak, katër a pesë, ta marrë në qaf një komunë, ashtu nuk duhet. Edhe jam i interesuar të ndodh ndryshimi. Unë kam punuar me presidentin Rugova. LDK parti e madhe, që kanë pasur besimin e madh të njerëzve, shumica kemi qenë në LDK. Shikoni si ia sollën punën fëmijëve të presidentit, shikoni si ia sollën punën, djalit sa telashet i dolën, a u kanë mirë djalin pa asgjë, Ukën, ta lënë pa asnjë në shtëpi, pa asgjë. Për veti nuk janë pa asgjë, shumica prej tyre”, tha Haradinaj.

Kandidati për kryetar të Istogut nga AAK-ja, Gani Dreshaj tha se bashkë do të ecin bashkë në ndërtimin e qytetit, luftimin e varfërisë. Ai theksoi se do të tregojnë që në këto katër vite do të tregojnë që ka mundësi të bëhet mirë në Istog, e jo vetëm të dal në media për të keq.

Derisa, pati edhe një kërkesë për shefin e tij të partisë dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Dreshaj: E kam një kërkesë për kryeministrin

“Kryeministër tu kisha lutur që gjeneratën e Muhamet Mavrajt, Albin Kurtit, gjeneratë që gjithmonë kemi qenë krenar, të bëni ndikimin e juaj që mos t’iu qiten lisica më atyre djemve. Ka mundësi që bëjmë gabime, por janë do gjëra të paprekshme, që gjithmonë na kanë bërë krenar dhe ato vlera nuk duhet t’i prek kombi jonë. Ka njerëz kriminel, që kanë bërë me të këqija, që meritojnë në karrige të kryetarëve të komunave lisicat, por jo deputetë të nderuar siç është Albini”, theksoi Dreshaj.  

Dreshaj pati edhe disa fjalë për kryetarin e tanishëm të Istogut nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Haki Rugova.

Dreshaj: Le ta pranon Haki Rugova për krimet që ka bërë

“Nuk do të lejojmë besoni në zotin, për hir të respektit dhe intelektit që e kam pasur arsimtar se hala njeri, as baba jem s’ka guxu mem tha po rren, por ai i pafytyri të thotë po rren, ai që nuk ka lënë gjë pa thënë, thotë po rren, ai që ka vjedh Istogun, thotë edhe po rren, veç vallain s’ka me guxu kurrë mem tha ju garantoj me jetë, e ka humbur respektin. Atij edhe policia rreth tij janë prej shefit e poshtë kriminel, kanë aktakuzë të hapur. Ata duhet mem tregu deri sa të me bie dheu syve, hetimin ndaj atij djali që është vrarë për vjedhje të votave. Është masakruar, gjashtë thika, një familje fukara, kush si ka rënë mas, është la shkolla me shllaf. Ku jemi, kush ka drejt sot me vra. Pse po na vrajka SHIK-u, sa herë duam ta ndjekim ne SHIK-un. Ai burrë i SHIK-ut ka thanë po jam kanë kryetar i SHIK-ut, urdhëroni hetojeni, ajo është burrni ta pranoj, le t’i pranojnë edhe këta krimet”, u shpreh ai.

Kandidatin e AAK-së për kryetar të Istogut Gani Dreshajn, të dielën e mbështesin edhe partitë tjera, PDK-ja, Vetëvendosja, Nisma për Kosovën dhe Iniciativa Qytetare për Istogun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat