Dreshaj: Udhëheqja e keqe e Haki Rugovës e ka bashkuar opozitën në Istog

Kosova

Dreshaj: Udhëheqja e keqe e Haki Rugovës e ka bashkuar opozitën në Istog

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 18:52
Gani Dreshaj

Gani Dreshaj, kandidati për kryetar të Istogut nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se opozita është bashkuar në këtë qytet për shkak se janë zhgënjyer nga puna e kryetarit Haki Rugova, i cili kandidon sërish për këtë pozitë.

“E gjithë opozita dhe qytetarët janë të motivuar që të dielën të dalin të votojnë”, ka thënë Dreshaj.

“Udhëheqja e keqe Haki Rugovës na ka bashkuar në Istog”.

“Mu më lidh gjithçka me punën e Vetëvendosjes, e kam mik Kurtin, e kam mik Kadri Veselin dhe e kam mirë edhe me Fatmir Limajn”.

“Votuesit kanë qenë kategorik që ne të bashkohemi kundër LDK-së sepse në Istog nuk është punuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat