Rugova: Pres fitore të fuqishme në Vrellë

Kosova

Rugova: Pres fitore të fuqishme në Vrellë

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 20:49
Haki Rugova

Lidhja Demokratike e Kosovë sot ka mbajtur tubimin përmbyllës në Vrellë të Istogut, me që rast u tha se fitorja e këtij subjekti në Istog dëshmon fitoren e LDK-së në gjithë Kosovën.

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se ata që kanë provuar me vjedh votën e LDK-së në Istog, kanë tentuar me vjedh edhe shtetin. Abdixhiku foli edhe për projekte të shumta që i kanë në plan për Komunën e Istogut, duke theksuar se në Komisionin për Buxhet dhe Financa, Haki Rugova i ka dërguar 11 projekte, ndër të cilat është edhe një për fshatin Vrellë.

Abdixhiku: Ata që kanë tentuar me i vjedh votat kanë provu me vjedh shtetin

"Ata që kanë tentuar me vjedh votën e juaj kanë provuar me vjedh krejt shtetin dhe ne të njëjtëve duhet më iu thanë mjaftë të dielën. Më thatë që kundërkandidati është i Vrellës, unë po ua jap një përvojë të sotshme në Komision për Buxhet dhe Financa, kryetari i tanishëm i ka dërguar 11 projekte të reja për Istogun, kundërkandidati i tij zero, asnjë, dhe njëri prej projekteve është për Vrellë dhe atë e kemi aprovuar edhe sot”, tha ai.

Ai ia kumtoi lajmin kandidatit Haki Rugovës, se projekti për ndërtimin e Sheshit "Ibrahim Rugova" ka kaluar në buxhet.

Ndërsa, kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova duke qenë i bindur në fitoren e tij për të tretën herë me radhë, tha se vota e tij u vodh më 19 nëntor.

Ai fitore të fuqishme kërkoi nga bashkëqytetarët e tij në Vrellë, të cilën e konsideroi si prirëse e të gjithë rrugëtimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rugova: Pres që Vrella të kthehet në bastionin e Istogut

"Gjithmonë Vrella në historinë e LDK-së dhe Ibrahim Rugovës, gjithmonë Vrella ka qenë prijëtare e të gjitha proceseve në të gjitha periudhat....Pres që përsëri Vrella të kthehet dhe të bëhet pjesë e bastionit që ka Istogu edhe dua që Vrella pikërisht të jetë ai kulmi i vlerave të Lidhjes Demokratike këto, çfarë i ka pasur në të gjitha periudhat", tha ai.

Rugova ftoi të gjithë të dalin të dielën të votojnë dhe të tregojnë unanimitetin që ka LDK.     

Për të mbështetur kandidaturën e Haki Rugovës, të pranishëm në këtë tubim përmbyllës zgjedhor ishin edhe, Gazmend Muhaxheri, Xhafer Tahiri, Agim Veliu dhe deputetët, Vjosa Osmani, Besa Gaxherri, Driton Selmanaj, Avdullah Hoti, Anton Çuni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat