Mbahet aksion pastrimi në Gjakovë - Bota Sot
Mbahet aksion pastrimi në Gjakovë

Kosova

E martë, 24 prill 2018

Mbahet aksion pastrimi në Gjakovë

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 07:11
Ilustrim

Let’s Do It Kosova do të organizojë sot aksion pastrimi në Lagjen Berkoc, afër varrezave të qytetit të Gjakovës.

Aksioni do të fillojë në orën 11:00, ndërsa do të realizohet në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë “Let’s Do It Legal” i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ndërsa implementohet nga Let’s Do It Kosova.

Sipas një njoftimi, ky aksion do të realizohet në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, Kompaninë Rajonale të Pastrimit “Çabrati”, IFK-në, Qendrën e komuniteteve Brekoc, Bethany Services, Shoqatën e peshkatarëve, Shoqatën e Gruas, Grupin e Vullnetarëve nga kisha protestante dhe Rininë Kosovare Evropiane.

Let’s Do It Kosova edhe më tej iu bën thirrje qytetarëve që në mënyrë masive të marrin pjesë në aksione të tilla të pastrimit, në mënyrë që të largohen mbeturinat e shumta dhe të rritet vetëdija për mbrojtje të mjedisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test