Një lagje e Qikatovës së Re e ‘mbytur’ në lloç

Kosova

Një lagje e Qikatovës së Re e ‘mbytur’ në lloç

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 10:32
Qikatovë e Re

Një lagje e Qiaktovës së Re e Komunës së Drenasit është lënë pas dore nga shteti.

Dimri ua vështirëson shumë jetën banorëve të kësaj lagjeje, ngase rruga është e pa asfaltuar dhe kaplohet nga balta. Banorët thonë se kanë probleme të mëdha edhe më rrjetin e vjetruar të rrymës, ku rryma për tërë lagjen sigurohet nga dy tela të vjetër.

“Se nuk ka as kanalizimi, po shihet se si është edhe rruga. Por, urgjente e kemi qeshjen e rrymës. Lagjet tjera e kane me te mirë. Pastaj edhe verës mbesim pa uji. Më pakë investim mund të sigurohet një ujësjellës për këtë lagje”, ka thënë një banor i kësaj lagjeje i cili ka dërguar dhe disa fotografi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat