Rrëzohet minarja e xhamisë në Deçan

Kosova

Rrëzohet minarja e xhamisë në Deçan

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 10:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nga erërat e forta është rrëzuar minarja e një xhamie në Deçan.

Bëhet fjalë për xhaminë e vjetër të qytetit, por e cila pas luftës së fundit në Kosovë ishte riparuar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka treguar se, përveç dëmeve materiale në këtë rast të lënduar nuk ka.

Minarja e xhamisë është rrëzuar kah drejtimi i rrugës, ndaj në rrugën “Mehmet Uka”, është bllokuar për një kohë qarkullimi.

Ndërsa hoxha i xhamisë, Murat Thaçi, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka shpërndarë disa fotografi të minares së rrëzuar.

“Sonte ne ora 01:10 minuta të datës 16.12.2017 për shkak të erës së fortë  rrëzohet minarja e xhamisë së vjetër në Deçan. Falënderojmë Zotin, pa pasoja në njerëz”, ka shkruar ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat