Komuna e Drenasit dhe KEDS dakordohen për këtë çështje

Kosova

Komuna e Drenasit dhe KEDS dakordohen për këtë çështje

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 12:36
KEDS

Ka disa orë që shumë pjesë të rajonit të Drenasit kanë mbetur pa energji elektrike, kjo ka ndodhur për shkak të erërave të forta. Moti i ligë ka bërë që shumë shtylla të energjisë elektrike të thyhen, pas kësaj situate në teren ka dalur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci si dhe ekipet e KEDS-it. Prishjet e tensionit të lartë të energjisë elektrike pritet të rregullohen gjatë ditës së sotme.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se prishjet kanë ndodhur për shkak të erërave të forta dhe të njëjtat priten që të rregullohen gjatë ditës së sotme.

“Ka shume shtylla të thyera për shkak të erërave së fortë, sot pritet të rregullohen prishjet e tensionit të lartë”, tha Buzhala.

Me tej ai tregoi se në teren ka edhe ekipe shtesë për sanimin e këtij problemi.

E kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se ka dalur ne teren për ta parë situatën dhe përveç prishjeve në rrjetin elektrik nuk ka informatë për dëme tjera.

“Deri tash jam në teren, ka dëme veç në rrjetin elektrik. Nuk kam informata për dëme tjera”, tha Lladrovci.

Tutje ai tha se në rast se ka dëme të tjera komisioni i drejtorisë së Shërbimeve Publike do t’i vlerësojë e më pas edhe do t’i subvencionojnë qytetarët e dëmtuar nga moti i ligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat