Era e fortë lë në terr fshatrat e Podujevës e Skenderajit

Kosova

Era e fortë lë në terr fshatrat e Podujevës e Skenderajit

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 17:07
Ilustrim

Shumë fshatra të Podujevës kanë mbetur pa energji elektrike që 20 orë.

Erërat që kanë mbizotëruar që disa ditë si dhe moti me shi si duket kanë ndikuar që Podujeva të mbetet në terr.

Po jo vetëm kjo komunë, edhe komuna e Skenderajit ka mbetur pa energji elektrike.

Disa fshatra të kësaj komune, kanë mbetur pa rrymë që 20 orë shkaku i disa trafove.

Ky mot sipas institutit hiderometerologjik do të vazhdoj edhe nesër, ndërsa nga fillimi i javës pritet të ketë edhe reshje bore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat