Haxhiu tregon detaje nga ceremonia e varrimit të 15 vjeçares nga Skenderaj!

Kosova

Haxhiu tregon detaje nga ceremonia e varrimit të 15 vjeçares nga Skenderaj!

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 20:08
Pamje nga varrimi

Deputeti  i Kuvendin të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu përmes rrjetit të tij social Facebook ka treguar se familja Syla i ka shtrirë dorën në varrimin e vajzës  familjes Lushtaku.

Nxënësja 15 vjeçare Qëndresa Syla, është goditur për vdekje nga një veturë e cila po qarkullonte në rrugën Skenderaj – Drenas, e që ishte duke vozitur Faton Lushtaku, vëllai i Nuredin Lushtakut.

“Familja Syla për kundër dhimbjes se madhe gjeti forcën dhe shtriu dorën e pajtimit në ceromoninë e varrimit të bijës se tyre, familjes Lushtaku, duke bërë një akt të madh human dhe burrëror”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë i Haxhiut: 

Sot në fshatin Terrnavc i’u dha lamtumira e fundit 15 vjeçares Qendresa Syla,nxënëse e shkollës së mesme të mjekësisë ” Xheladin Deda” në Mitrovicë. Ajo ndrroi jetë pas një aksidenti komunikacioni.
Të pikëlluar e me zemër të thyer ishim sot jo vetëm familja Syla, por i gjithë fshati e Drenica.
Familja Syla për kundër dhimbjes se madhe gjeti forcën dhe shtriu dorën e pajtimit në ceromoninë e varrimit të bijës se tyre, familjes Lushtaku, duke bërë një akt të madh human dhe burrëror.
Falenderoj kryetarin e Komunës se Skënderajt, z. Bekim Jasharin, krerët fetar të komunës së Skënderaj, udhëheqësit dhe nxënësit e shkollës “Xheladin Deda” për pjesëmarrje në ceromoninë e varrimit dhe të gjithë qytetarët që morën pjesë për ta ngushëlluar familjen e Mirsad Syles për këtë humbje të madhe.
U prehsh në paqe Qëndresa!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat