Merovci thotë se bustit të Ibrahim Rugovës i mungon diçka

Kosova

Merovci thotë se bustit të Ibrahim Rugovës i mungon diçka

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 01:00
Ibrahim Rugova

Adnan Merovci, njeriu që 10 vite ka qëndruar pranë ish presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës, ka disa vërejtje për bustin e tij të vendosur në shesh të Prishtinës.

Në emisioni  N’Ecje ka thënë se ata që e kanë bërë është dashtë me u konsultu me të, apo edhe me njerëzit që kanë qenë të afërt me të, para se ta ndërtonin bustin.

“I mungon një qante në dorë, e simbolizon atë, sepse ka ecur me të. Ajo dorë e shtrirë nuk e personifikon shumë Rugovën, ai nuk ka qenë njeri i shtrirjeve, por i gatshëm gjithmonë me dëgju, e kur nuk ka qenë i dëgjueshëm ka qenë Pavarësia e Kosovës.  E ka pasur si ‘pronë’ të veten Pavarësinë”, thotë ai.

Thotë se ka qenë njeri me orë, pra njeri me peshë, me nam.

Merovci tregon nëse Rugova kishte kërkesa, çfarë impononte ai dhe shumë të tjera.

“Rugova nuk ka qenë profet por ka rrezatuar profetizëm”, thotë Merovci për Tribuna Channel.

Ka treguar se si gjithmonë e ka marr dhe dërguar gjithkund.

Me shumë krenari që i shërbeu, Merovci tregon përse vendosi që Rugova të jetonte në lagjen “Velania”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat