Votuesit e parë në “raundin e tretë” në Istog

Kosova

Votuesit e parë në “raundin e tretë” në Istog

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 08:05
Zgjedhjet në Istog

Votimi ka filluar edhe në qendrën më të madhë të votimit në Istog, në shkollën “Haxhi Zeka”.

Kjo qendër ka 10 vendvotime dhe të drejtë vote kanë 8352 persona.

Qendra e votimit është hapur me kohë dhe procesi i votimit po zhvillohet normalisht.

Tashmë kanë votuar edhe votuesit e parë në këtë raund të tretë zgjedhor.

KQZ vendoi ta çojë në rivotim këtë komunë pasi u pranua ankesa e LDK-së në PZAP se pati pa rregullsi.

Në garën për të parin e Istogut janë, Haki Rugova i LDK-së dhe Gani Dreshaj i AAK-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat